Kamberi para ndeshjes me Turqinë: Të tregojmë klas dhe respekt për partnerin strategjik

- Bota Sot

Kamberi para ndeshjes me Turqinë: Të tregojmë klas dhe respekt për partnerin strategjik

Para përballjes së shumëpritur mes Kosovës dhe Turqisë, aktivistja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi, ka bërë thirrje publike për tifozët që të tregojnë kulturë dhe respekt në stadium.

Ndeshja Kosovë -Turqi do të zhvillohet sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Në mesazhin drejtuar “Dardanëve” dhe dashamirëve të futbollit, Kamberi ka apeluar të respektohet përfaqësuesja e Turqisë, tifozët e saj dhe veçanërisht himni shtetëror, duke shmangur çdo formë të fishkëllimave apo provokimeve.

“Pa fishkëllima, pa goditje të ulëta dhe pa kore provokuese. Ashtu nuk jemi ne”, ka shkruar ajo në X. teksa ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së imazhit dhe vlerave të sportdashësve kosovarë.

Kamberi ka theksuar se Turqia konsiderohet një aleat i rëndësishëm i Kosovës, duke nënvizuar se respekti duhet të shkojë përtej rivalitetit sportiv në fushë.

“Turqia është një nga aleatët tanë kyç, dhe kjo shkon përtej vetëm 90 minutave në fushë. Le të tregojmë si duket kultura e vërtetë e futbollit: disiplinë, krenari dhe dinjitet”, ka thënë ajo ndër të tjera.

E, pavarësisht rezultatit, ajo ka thënë se më e rëndësishmja është që të ruhet krenaria dhe vlerat.

“Le ta dëgjojë bota jo për mosrespektin tonë, por për standardin që vendosim”, përfundon mesazhi.



Read it all at Bota Sot