Valon Bejta parashikon rezultatin Kosovë - Turqi

- Bota Sot

Valon Bejta parashikon rezultatin Kosovë - Turqi

Përballja mes Kosovës dhe Turqisë pritet me kureshtje të madhe nga dashamirët e futbollit.

Ndeshje historike, ndeshje që pritet me emocione të mëdha, një finale e madhe “jetë a vdekje” mes kombëtares së Kosovës dhe Turqisë.

Dashamiri i flaktë i futbollit, Valon Bejta, tha se mezi pret të jetë në shkallët e stadiumit për të parë kombëtaren e Kosovës, një ekip që i bën krenarë miliona shqiptarë. Bejta është i bindur se Kosova do të dhurojë një lojë të madhe.

“Një lojë, një finale historike. Mendoj se rezultati do të jetë në favorin tonë, 3:2. Urojmë të fitojmë dhe të shkojmë për herë të parë në histori në Kampionatin Botëror.

E meritojmë, sepse e kemi dëshmuar se jemi një Brazil i dytë”, ka thënë Bejta për gazetën “Bota sot”..



Read it all at Bota Sot