Një person është dorëzuar në policinë çeke, duke pranuar se hodhi bomba molotov në ndërtesën e një qendre kulturore ruse në Pragë javën e kaluar.
Policia nuk e identifikoi të dyshuarin e ndaluar teksa theksoi se është shtetas i huaj.
“Është një i huaj i cili, sipas fjalëve të tij, e kishte planifikuar aktin dhe po përgatitej për të që nga vera e vitit 2025”, tha policia në X.
Një sulmues hodhi disa bomba molotov në ndërtesë të enjten e kaluar në mbrëmje. Ambasada ruse tha në “Facebook” se u hodhën gjashtë shishe me lëndë të ndezshme, tre prej të cilave dëmtuan fasadën.