Shaban Begolli: Ky është rezultati për mua mes Kosovës dhe Turqisë

- Bota Sot

Shaban Begolli: Ky është rezultati për mua mes Kosovës dhe Turqisë

Përballja mes Kosovës dhe Turqisë pritet me optimizëm të madh në tokën dardane.

Shumë tifozë besojnë se Kosova është pranë një fitoreje historike që do ta dërgonte drejt Kampionatit  Botëror 2026.

Dashamiri i njohur i futbollit, Shaban Begolli, për të cilin kishte respekt të veçantë edhe legjenda e futbollit Fadil Vokrri, është i bindur se Kosova do të fitojë përballjen e sotme që zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Jemi më të mirët. Kemi kombëtare që luan me zemër të madhe.

Kjo u pa në ndeshjet me Suedinë, me Slloveninë në Lubjanë dhe me Sllovakinë në Bratisllavë.

Mendoj se Kosova fiton 3:1 ndaj Turqisë”, ka thënë Begolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ndryshe, Begolli njihet si një dashamir i madh i futbollit dhe sportit të Kosovës, i lidhur prej vitesh me zhvillimet sportive në vend.



Read it all at Bota Sot