Gjyqtari i ndeshjes sonte, Michael Oliver e shijon kafen e Prishtinës para lojës!
Ndeshja e sotme finale për Kosovën ndaj Turqisë, ka bërë bujë të madhe në të gjitha aspektet.
E sot gjatë ditës referi kryesor i ndeshjës, Michael Oliver, është parë në kafenetë e Prishtinës, duke shijuar makiaton e famshme.
Për Oliver kjo do të jetë hera e parë që do të gjykojë një ndeshje të Kosovës, e padyshim është hera e parë që është në Kosovë.
Kjo ndeshje ka arritur të mbledhë shumë personalitete të ndryshme në Kosovë.