Pulisiç nuk dorëzohet

- Bota Sot

Pulisiç nuk dorëzohet

Humbja e rëndë e kombëtares amerikane ndaj Belgjikës me rezultatin 5-2 nuk ka lënë pasoja vetëm në shifra, por edhe në aspektin personal të Kristian Pulisiç.

Në një intervistë për “The Athletic”, ylli amerikan foli hapur për momentin e vështirë që po kalon në aspektin realizues, si me Milanin, ashtu edhe me kombëtaren.

Megjithatë, Pulisiç mbetet optimist dhe i bindur se do të rikthehet te forma e tij më e mirë.

“Duhet të jem më i ftohtë në ato momente.

Është një periudhë e vështirë, por fizikisht ndihem mirë dhe po krijoj raste. Thjesht duhet të qëndroj pozitiv.

E di që në një moment topi do të më godasë në gju dhe do të përfundojë në rrjetë, dhe atëherë gjithçka do të ndryshojë.

Nuk më kap paniku. Më mirë tani sesa në verë. Gjërat do të ndryshojnë”, u shpreh mes të tjerash futbollisti i Milanit.



Read it all at Bota Sot