Klubi i madh italian, Juventusi ka bërë një postim të veçantë për ndeshjen Kosovë – Turqi.
Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të finales së “play-offit” të Botërorit 2026.
“Kosova e Edon Zhegrovës dhe Turqia e Kenan Yildizit përballen sonte për një vend në Kupën e Botës 2026”, shkruan Juventusi në platformën “X”.
Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në Botërorin 2026, i cili mbahet gjatë kësaj vere në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Kushdo që kualifikohet, në Botëror do të jetë pjesë e Grupit D, me SHBA-në, Australinë dhe Paraguajin.