Kombëtarja e Turqisë në këto momente është duke u larguar nga hoteli ku po qëndron në qendër të Prishtinës.
Mysafirët janë duke u nisur për në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku do të luhet ndeshja e madhe finale e “play-offit”.
Kosova do t’i bëjë konak Turqisë, në ndeshjen që luhet për një vend në Kampionatin Botëror 2026.
Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në Botëror.
Ndeshja e sontme nis nga ora 20:45.