Injorim i çuditshëm i futbollistit që po shkëlqen në Angli

- Bota Sot

Injorim i çuditshëm i futbollistit që po shkëlqen në Angli

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, vazhdon të çuditë me zgjedhjet e tij sa i përket përbërjes së ekipit me mënyrën se si injoron futbollistë që janë më në formë.

Shembulli më konkret është padyshim Anis Mehmeti.

Trajneri duket se po bën maksimumin që të injorojë futbollistin prej tre vitesh, duke mos e grumbulluar edhe pse ai po shkëlqente në Angli me fanellën e Bristolit.

Shpjegimet ishin nga më të ndryshmet, duke filluar nga hierarkia në ekip, eksperienca apo edhe mbipopullimi i repartit të sulmit me alternativa të shumta.

I detyruar nga mungesat e nga dëmtimet, trajneri e ktheu përsëri në grupin kuqezi para ndeshjeve të play-off.

Dhe në ditët e tij të grumbullimit, vetë FSHF i ka dhënë një rol qendror Mehmetit, duke pushtuar foto e video të tij, apo edhe duke e nxjerrë para mediave për të dhënën intervista. Kjo ndodhi edhe pas humbjes ndaj Polonisë ku ai qëndroi gjatë gjithë kohës në pankinë.

Shumëkush priste që të paktën në ndeshjen ndaj Ukrainës, që nuk kishte asnjë farë vlere përtej testit, Silvinjo t’i jepte më në fund hapësirë Mehmetit të tregonte sa vlente. Por braziliani ka vazhduar me kokëfortësinë e tij për të mos aktivizuar futbollistin me tipare ofensive, duke e lenë në stol përsëri për ketë duel.



Read it all at Bota Sot