Kombëtarja e Kosovës po bën nxehjet, Rrahmani: Erdha për të përkrahur djelmoshat

- Bota Sot

Kombëtarja e Kosovës po bën nxehjet, Rrahmani: Erdha për të përkrahur djelmoshat

Kombëtarja e Kosovës është futur në fushën e “Fadil Vokrrit”, kur kanë mbetur më pak se një orë deri te nisja e ndeshjes së madhe ndaj Turqisë.

Djelmoshat e kombëtares e testuan fushën e stadiumit nga afër, teksa tash po bëjnë nxehjet para këtij takimi.

Para ndeshjes ndaj Turqisë, ka folur edhe kapiteni i kombëtares, Amir Rrahmani i cili erdhi për ta përkrahur nga afër Kosovën.

Ai tha se erdhi vetëm për këtë ndeshje, teksa nesër në mëngjes do të kthehet në Napoli.

Ai tha se sonte ka më shumë emocione, sesa kur luan vetë ai.

Ndeshja Kosovë – Turqi do të nis nga ora 20:45, me fituesin që do të shkojë direkt në Botëror.



Read it all at Bota Sot