Ish-futbollisti i Kosovës gjatë viteve të okupimit, Afrim Tovërlani, ka folur me emocione për periudhën e vështirë të futbollit gjatë atyre viteve.
Tovërlani, i cili ishte edhe kapiten i Kosovës në ato vite, ka kujtuar sakrificën e madhe të futbollistëve shqiptarë të Kosovës.
“Na kanë rrahur, na kanë torturuar, na kanë maltretuar, por nuk kanë mundur të na ndalin.
Ka sportistë që e kanë dhënë edhe jetën.
Të luash në ato vite ka qenë e vështirë, ka qenë sakrificë, por fatmirësisht po besoj që sonte do ta gëzojmë në mënyrën më të mirë, me një kualifikim në Botëror”, ka thënë ai.