Në ndeshjen U-21 mes Kroacisë dhe Turqisë ka shpërthyer një incident i madh në fushë, duke e kthyer sfidën në kaos total.
Gjithçka nisi pas një ndërhyrjeje të ashpër, e cila shkaktoi përplasje mes lojtarëve të të dyja ekipeve. Situata doli shpejt jashtë kontrollit, me shtyrje, debate dhe tension të lartë në fushë.
Gjyqtari reagoi ashpër duke ndëshkuar tre lojtarë të Turqisë me karton të kuq, për shkak të sjelljes së dhunshme dhe përfshirjes në përleshje.
Ndeshja u shënua më shumë nga incidenti sesa nga loja, ndërsa arbitri u detyrua të ndërhyjë për të rikthyer qetësinë dhe rendin në fushë.