Vedat Muriqi: Nuk kam fjalë, po më dhimbset ekipi e shteti

- Bota Sot

Vedat Muriqi: Nuk kam fjalë, po më dhimbset ekipi e shteti

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u shfaq tejet i dëshpëruar pas humbjes së “Dardanëve” nga Turqia, në finalen e “play-offit” të Botërorit.

Turqia fitoi 1-0, teksa Muriqi pas ndeshjes nuk mundi t’i ndalë lotët.

“Me të vërtetë jemi munduar goxha. S’po më vijnë fjalët, po më dhimbset ekipi, po më dhimbset shteti, gjithë kjo përkrahje”, tha ai.

“Kemi luftuar prej ditës së parë deri këtu. Ia nisëm me humbje të thellë, por vazhduam me fitore, erdhëm deri këtu.

Jam shumë krenar me bashkëlojtarët e mi, jam krenar me vetën që jam ndër kapitenët e Kosovës.

Kisha pas qejf me udhëheq ekipin në Amerikë. Unë nuk e di a jam te Kosova më vonë, por me lojtarët e rinj, Kosova do të luajë në një kampionat të madh”, vazhdoi ai..



Read it all at Bota Sot