Nuk ka fund të lumtur për Shqipërinë e Silvinjos, mposhtet pa reaguar nga Ukraina

- Bota Sot

Nuk ka fund të lumtur për Shqipërinë e Silvinjos, mposhtet pa reaguar nga Ukraina

Shqipëria është mundur me rezultatin 1-0 në miqësoren ndaj Ukrainës, ndeshjen mes dy skuadrave që vinin si humbëse të gjysmëfinaleve të play-off të Botërorit.

Ndeshja e “të dëshpëruarve” foli vetëm për ekipin ukrainas, pasi Shqipëria nuk ishte në ditën e saj më të mirë, thuajse inekzistente në sulm, por edhe me probleme të shumta në mbrojtje ku aktivizimi i Pllanës krijoi probleme për pjesën tjetër të repartit duke sjellë zhvendosje të Mitajt e Hysajt.

Silvinjo ndryshoi në startin e pjesës së dytë me aktivizimin e Pilos dhe Mehmetit, duke e kthyer Shqipërinë në rreshtimin e pazakontë për epokën e tij, me 5 në mbrojtje.

Por pësoi gol me gjuajtjen e parë drejt katërkëndorit, ndërsa rrezikoi edhe disa herë të tjera të kapitullonte pa kushte,

Shtylla dhe pasaktësia e sulmuesve të Ukrainës shmangën një pasiv më të rëndë, me ndeshjen që u mbyll vetëm me shifrat 1-0 për ekipin lindor.



Read it all at Bota Sot