Eliminimi i dhimbshëm i Italisë, Bufon bëhet gati të largohet

- Bota Sot

Eliminimi i dhimbshëm i Italisë, Bufon bëhet gati të largohet

Italia u befasua nga Bosnjë Hercegovina e cila i shuajti ëndrrën për të shkuar në Botëror.

Pas këtij eliminimi të dhimbshëm, kreu i delegacionit italian, Xhanluixhi Bufon po bëhet gati për tu larguar nga posti i tij.

“Për të bërë vlerësime të duhura, do të na duhet të marrim kohën e nevojshme dhe sezoni sportiv përfundon në qershor. Ajo që mund të them tani është se për tre muajt e ardhshëm, do të mbetem në dispozicion të FIGC-së, e cila më ka besuar…

Qëllimi më i madh ishte të shkoja në Amerikë, dhe kjo vërtet dhemb dhe rrezikon të bëjë të mendosh në një mënyrë të shtrembëruar dhe të paqartë. Dhe këtu ndalem…”, përfundoi ai.



Read it all at Bota Sot