Foda shikon përpara: Qëllimi ynë mbetet Evropiani i ardhshëm

- Bota Sot

Foda shikon përpara: Qëllimi ynë mbetet Evropiani i ardhshëm

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u ndie i mërzitur që nuk mundi ta kualifikonte ekipin Dardan në Botërorin 2026 ndonëse ishte shumë afër.

Sidoqoftë, trajneri gjerman po shikon përpara.

Mbrëmë pas humbjes nga Turqia, Foda foli edhe për të ardhmen, duke konfirmuar se do të jetë pjesë e projektit të Kombëtares.

Ai e shprehu ambicien dhe objektivin për të arritur suksese në Evropianin 2028.

“Kam pasur arsyen time që kam ardhur te Kosova, qëllimi ishte Evropiani që të kualifikohemi, sonte dështuam. Çdo gjë ka shkuar më shpejt se ç’kemi menduar. Qëllimi ynë mbetet Evropiani”, deklaroi Foda në RTK.

Kosova u mposht nga Turqia me rezultat 0:1 në “Fadil Vokrri” mbrëmë duke iu shuar ëndrra për të shkuar në Botëror, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada e në Meksikë.



Read it all at Bota Sot