Talenti i ri i Bosnjës, Kerim Alajbegoviç, i cili shënoi penalltinë e tretë që i dërgoi boshnjakët në Kupën e Botës, duke përjashtuar Italinë për herë të tretë radhazi, nuk mundi ta përmbante gëzimin në fund të ndeshjes.
“Është e papërshkrueshme çfarë ndjenje ishte.
E dija menjëherë se do t’i mundnim. Në moshën 18 vjeç, duke luajtur në Kupën time të parë të Botës, nuk e di sa njerëz e kanë përjetuar këtë.
Jam krenar për ekipin, luftuam deri në fund. Ky është karakteri ynë, nuk u dorëzuam kurrë. Faleminderit të gjithëve që ishin në stadium, atmosfera ishte e pabesueshme, nuk e di nëse ekziston diçka e tillë në Evropë. Tani le të shkojmë të gjithë të festojmë”, tha ai për mediat.