Skandal në mediat serbe për Arlind Sadikun – reagon gazetari: Flaka ju daltë…

- Bota Sot

Skandal në mediat serbe për Arlind Sadikun – reagon gazetari: Flaka ju daltë…

Gazetari sportiv, Arlind Sadiku, ka reaguar publikisht pasi mediat serbe publikuan një sërë artikujsh kritikë ndaj tij, duke e akuzuar për provokime dhe sjellje anti-serbe.

Në një postim, Sadiku u shpreh i habitur me vëmendjen e vazhdueshme ndaj tij nga mediat serbe, duke theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ai reagoi ashpër ndaj akuzave dhe narrativave të publikuara në këto media.

Postimi i gazetarit Sadiku:

Serbia qenka zgju me fotot e mia nëpër ballina të mediave!

Çka kanë more këta njerëz që po më përcjellin në çdo hap të jetës?!

Një mesazh e kam për krejt juve: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Flaka ju daltë!

Këta janë titujt e gazetave serbe:

“Skandal! Gazetari shqiptar provokon serbët! I përjashtuar nga EURO, tani valëvit flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe lavdëron UÇK-në”

“Provokim i ri nga urrejtësi i serbëve: gazetari shqiptar, i cili u përjashtua nga EURO, shëtiti nëpër Prishtinë me flamurin e Shqipërisë së Madhe”

“Turp i paparë nga një shqiptar! Provokoi serbët, pastaj mori një shuplakë që do ta mbajë mend gjithë jetën”

“Arlind Sadiku sërish në qendër të vëmendjes për shkak të një provokimi në ndeshjen Kosovë – Turqi”



Read it all at Bota Sot