Nga konferenca e trajnerit tek rrugët e Sarajevë

- Bota Sot

Nga konferenca e trajnerit tek rrugët e Sarajevë

Bosnjë Hercegovina shkroi historinë, duke u kualifikuar për herë të dytë në një Kampionat Botëror, kjo pas triumfit me penallti kundër Italisë në Zenicë.

Festa e lojtarëve nisi menjëherë pas fishkëllimës së fundit dhe vazhdoi gjatë konferencës për shtyp të trajnerit Sergej Barbarez.

Teksa ai po fliste para gazetëarve, lojtarët u futën brenda dhe filluan të këndojnë, kërcejnë duke hipur mbi tavolinë. Një atmosferë e jashtëzakonshme.

Festa më pas shpërtheu në rrugët e Sarajevës ku mijëra qytetarë u mblodhën në shesh me flamuj duke kënduar e kërcyer.

Gjatë një momenti të gjithë tifozët brohorasin emrin e kapitenit Edin Xheko, dhe ky i fundit duket më i lumtur se kurrë.

Rikujtojmë që Bosnja do të jetë në Grupin B të Botërorit, së bashku me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën.



Read it all at Bota Sot