Spikat Partizani-Vllaznia

- Bota Sot

Spikat Partizani-Vllaznia

Me përfundimin e ndeshjeve kombëtare, radhën e marrin sfidat e javës së 30-të të Abissnet Superiore, ku futbolli vendas vjen me një kalendar të ngjeshur në tri ditë.

Flamurtari-Tirana do të jetë ndeshja që do të çel siparin e kësaj jave, në përballjen direkte për mbijetesën që është planifikuar të luhet të premten në orën 19:00 në stadiumin "Flamurtari". 

Një ditë më pas, të shtunën, në orën 17:00 do të luhen dy ndeshjet e radhës Egnatia - Bylis dhe Partizani-Vllaznia. E shtuna mbyllet me duelin Dinamo City-Elbasani e programuar të luhet në orën 20:00.

Të dielën, Vora e vendit të 8-të pret Teutën në shtëpi për një tjetër duel që ofron emocione, pasi të dyja këto skuadra do të bëjnë maksimumin për të siguruar pikë për objektivat e tyre.

Kjo ndeshje do të luhet në orën 15:00.



Read it all at Bota Sot