Bosnjë Hercegovina është kualifikuar në Botëror, pasi mposhti Italinë përmes penalltive.
Trajneri boshnjak, Sergej Barbarez, foli pas finales së fituar.
“Nuk ishte e lehtë, por kjo është rruga jonë, mendoj. Në pjesën e parë patëm disa probleme, nuk kishim organizim, nuk qëndruam aty ku duhej.
Nuk u kujdesëm për kundërshtarin, prandaj pranuam disa kundërsulme. Por, kundër një skuadre të klasit botëror që mbrohet mirë dhe me dhjetë lojtarë, e shihni, e besuam këtë që nga momenti i parë. Nuk kam hyrë kurrë në një ndeshje më qetësisht. Nuk kam përfunduar kurrë një ndeshje më qetësisht.
U thashë të dilnin dhe të argëtoheshin.
E pashë në sytë e tyre, i dua shumë, janë djem me karakter.
Kemi djem të tillë për të cilët jemi krenarë, jemi dy vjet përpara afatit. Tani u kam thënë se duhet të shkojmë në kompeticione çdo dy vjet.
Shpresoj që dëmtimi i Edin (Dzeko) të mos jetë i madh dhe se ai do të jetë në gjendje të jetë me ne në Kupën e Botës sepse nuk ka shumë kohë.
Tani vjen pjesa më e vështirë e punës. Të organizohen ndeshjet, plani i përgatitjes, të shkojmë atje dhe të mësohemi me Botërorin”, u shpreh trajneri i Bosnjës ndër të tjera.