Dikur në vitet e 80-ta, kështu ishte stadiumi i Prishtinës! Ja çfarë i thanë Ajet Shoshollit dhe si i doli problem Fadil Muriqit

- Bota Sot

Dikur në vitet e 80-ta, kështu ishte stadiumi i Prishtinës! Ja çfarë i thanë Ajet Shoshollit dhe si i doli problem Fadil Muriqit

Fadil Vokrri në mes dhe në ajër në dyluftim.

Eh, po të ish shtet Kosova në atëkohë, Prishtina do të ishte deri në tetën e finales së Kupës së Kampionëve dhe kombëtarja e Kosovës sigurisht do të ishte edhe në të tetën e finales së Kampionatit Evropiane e Botëror.
Gjeneratë që nuk përsëritet kurrë.

Kosova sot ka një kombëtare që po e bën krenarë kombin shqiptar dhe bota e futbollit jo vetëm po mahnitet me një Brazil të dytë.

Në vitet e 80-ta, si fëmijë më kujtohet, sa hilen ia bënin Prishtinës, vetëm pse ishin shqiptarë.

Bile Ajet Shosholli në një rast i futi në formacion 10 shqiptarë e një boshnjak, asnjë serb e asnjë malazez, dikush nga kryesia i kishte thënë: “Ajet, ke kujdes, se krejt shqiptarë i ke shti në formacion”.

Dhe po të shtypur kemi qenë nga ajo farë ish Jugosllavie, nga ai regjim serb, që talentet më të mëdhenj nuk i linte të dilni në sipërfaqe, sepse flisnin shqip.

Fadil Muriqi ka pas shumë telashe, madje e kishin arrestuar pse nuk shkoi në shërbim ushtarak, pra ajo farë e zezë e quajtur Jugosllavi! Sahit Kelmendi, disa herë u konfrontua me ta në Beograd, Manastir madje dhe në Osijek, madje në rastin e Paraqinit të rastit Aziz Kelmendi në vitin 1987, mbiemri Kelmendi u bë halë në sy kudo në stadiume serbe fyhej Sahit Kelmendi.

Kujtim Shalën nuk e donin se e shihnin si patriot dhe madje ua çoi dy gishta në Nish, në Sarajevë bëri namin duke u konfrontua e në Novi Sad shkaktoi rrëmujë, serbët u çarten.

Në vitin 1989, doli parulla për Jugosllavi në Kikindë, Gani Llapashtica, Abdyl Bellopoja e Xhevdet Muriqi e shqelmuan atë duke shkaktuar kaos.

Më 8 prill të vitit 1990, në ndeshjen Prishtina – Proleteri i Zrenjaninit, milicia ish jugosllave futet në fushë dhe rrahu lojtarët e Prishtinës, rrahu për spital Gani Llapashticën, këtu veç u pa se Jugosllavia artificiale e kishte frymën e fundit, pas një viti u shpërblë me fillimin e luftës në Slloveni në fund të qershorit 1991.



Read it all at Bota Sot