Liverpool po përgatitet për një ndryshim të madh në repartin ofensiv, pasi largimi i Mohamed Salah duket gjithnjë e më i afërt.
Klubi anglez ka vënë në shënjestër Iliman Ndiaye si zëvendësues ideal, duke qenë i gatshëm të ofrojë rreth 50 milionë euro për sulmuesin e Everton.
Ndiaye ka bërë paraqitje të mira këtë sezon në Premier League dhe shihet si një lojtar me potencial të madh për të marrë rol kyç në “Anfield”.
Megjithatë, marrëveshja nuk pritet të jetë e lehtë, duke marrë parasysh rivalitetin mes dy klubeve nga i njejti qytet.