Gallapeni: Është një humbje që dhemb

- Bota Sot

Gallapeni: Është një humbje që dhemb

Kosova ka humbur mundësinë për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror, por gjatë këtij cikli kualifikues, ka fituar një futbollist të jashtëzakonshëm, siç është Dion Gallapeni.

Mbrojtësi 21-vjeçar edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Turqisë, ku Kosova u mposht me rezultat 1-0, tregoi paraqitje fantastike.

Kjo humbje dëshpëroi një popull të terë, e sidomos futbollistët që ishin pjesë e kësaj kampanje.

Gallapeni përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka thënë se humbja ndaj Turqisë dhemb por nuk do të ndalen me kaq dhe nuk do të dorëzohen asnjëherë, për të bërë një ditë ëndrrën realitet.

"Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë.

Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund.

E ndjej zhgënjimin e secilit prej jush, por këto momente na bëjnë më të bashkuar, më të uritur për suksese dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë.

Faleminderit për mbështetjen, ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë dhe do të luftojmë deri në fund për çdo ëndërr që kemi nisur së bashku", ka shrkuar Gallapeni.



Read it all at Bota Sot