Askush nuk ofron dorëheqje te Italia pavarësisht mbetjes jashtë Botërorit

- Bota Sot

Askush nuk ofron dorëheqje te Italia pavarësisht mbetjes jashtë Botërorit

Gabriele Gravina, president i Federatës Italiane të futbollit, synon të vazhdojë të jetë në detyrë pavarësisht që “azzurrët” nuk arritën të kualifikoheshin për në Kupën e Botës.

Ai i ka kërkuar edhe Gennaro Gattusos që të qëndrojë në krye të kombëtares.

Pas ndeshjes Bosnjë–Itali, Gravina deklaroi se ka thirrur Këshillin Federal për të diskutuar të ardhmen.

“Duhet t’i bëj komplimente Rino Gattusos, besoj se ka qenë dhe është një trajner i madh.

Të sqarojmë menjëherë çdo keqkuptim: i kam kërkuar të qëndrojë në krye të këtyre lojtarëve, së bashku me Gianluigi Buffon”.

Ai shtoi gjithashtu: “E kuptoj që ka shumë vlerësime për t’u bërë.

Sa i përket politikës, ka institucione ku bëhen këto analiza dhe unë tashmë kam thirrur Këshillin Federal.

E kuptoj që ka kërkesa për dorëheqje, gjë me të cilën jam mësuar kohët e fundit.

Por vendimet, sipas rregullave, i takojnë Këshillit Federal”.

Italia dështoi për herë të tretë rresht të kualifikohej për në Kampionatin Botëror.



Read it all at Bota Sot