Tetë milionë euro dalin në skenë për lojtarin e Kombëtares shqiptare

- Bota Sot

Tetë milionë euro dalin në skenë për lojtarin e Kombëtares shqiptare

Ylber Ramadani mund të largohet nga Leçe, ndërsa Torino është shfaqur në horizont.

Mesfushori i Kombëtares ka kontratë të vlefshme deri në fundin e sezonit të ardhshëm.

Për këtë, te Torino kanë filluar të bëjnë llogaritë sa do të kushtonte kartoni i tij.

Bëhet fjalër për 6 deri në 8 milionë euro në total. Kjo shifër do të ndryshonte, nëse Leçe nuk qëndron në Seria A.

Aberden nga ku u ble kartoni i Ramadanit ka ruajtur 10% në rast rishitje nga Leçe, ndërsa skocezët përfitonin 1.2 milionë euro.

Ramadani është si i preferuar për Roberto D’Aversa, që aktualisht qëndron në stolin e Torinos.



Read it all at Bota Sot