Treshja e Prishtinës mbyll aventurën me U21

- Bota Sot

Treshja e Prishtinës mbyll aventurën me U21

Futbollistët Dren Zeqiri, Arjol Bllaca dhe Altin Gjokaj kanë përmbyllur rrugëtimin e tyre në këtë fazë kualifikuese me Kombëtaren U21 të Kosovës. 

“Gjatë kësaj periudhe, ku u zhvilluan dy ndeshje ndaj Rumanisë dhe Spanjës, futbollistët e ekipit tonë lanë gjurmë me paraqitjet e tyre. 

Dren Zeqiri ishte pjesë e formacionit startues në ndeshjen ndaj Rumanisë dhe pati një paraqitje solide, ndërsa Bllaca u inkuadrua nga banka rezervë në humbjen minimale 1-0. 

Në përballjen ndaj Spanjës, si Zeqiri ashtu edhe Bllaca u aktivizuan nga minuta e parë, duke dëshmuar besimin e trajnerit ndaj tyre. 

\Ndërkohë, portieri Altin Gjokaj mbeti në bankën rezervë në të dyja ndeshjet.

Pavarësisht mungesës së rezultateve pozitive, lojtarët e FC Prishtinës patën paraqitje solide në këtë fazë kualifikuese me Kombëtaren U21 të Kosovës”, thuhet nga faqja e FC Prishtinës.



Read it all at Bota Sot