osova ngritet në ranglistën e FIFA-s

- Bota Sot

osova ngritet në ranglistën e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje në ranglistën e FIFA-s pavarësisht humbjes nga Turqia të martën mbrëma në finale të play-offit.

Nga pozita e 79-të, në të cilën ishte në janar, Kosova është ngritur në pozitën e 78-të.

Ranglista e re e FIFA-s u publikua të mërkurën.

Pozita e 78-të është më e mira e Kosovës deri më tani.

Në ngritjen e Kosovës ka pasur ndikim fitorja 4:3 në gjysmëfinale të play-offit ndaj Sllovakisë të enjten e kaluar në Bratislavë.

Ranglistës së FIFA-s i prinë Franca kurse Spanja është e dyta pas tyre vjen Argjentina.



Read it all at Bota Sot