Kosova dje kishte mundësinë e artë që të kualifikohej për herë të parë në Kupën e Botës, një e arritur që edhe për kombëtare të mëdha del të jetë jashtëzakonisht e vështirë.
“Dardanët” mbrëmë nuk arritën të sigurojnë biletën për në ShBA pasi u mposhtën nga Turqia, kombëtare kjo që do të marrë pjesë në një Kampionat Botëror vetëm pas 24 vitesh.
Ndërkohë, gjiganti i futbollit botëror, Italia, nuk arriti të kualifikohej për në Kupën e Botës, pasi u mposhtën nga Bosnja dhe Hercegovina me rezultat 2-1 pas penaltive.
Italia mungon në kampionate botërore prej 16 vitesh, teksa do i duhet të presë për të synuar Botërorin e ardhshëm në vitin 2030.
Mungesës 20-vjeçare në një garë kaq të madhe i dha fund Republika Çeke, e cila fitoi në shtëpi ndaj Danimarkës, për t’u rikthyer në Kupën e Botës që nga paraqitja e fundit në vitin 2006.
Në anën tjetër, Suedia e cila u mposht dy herë nga Kosova në grupe, arriti të gjejë rrugën për në ShBA pasi në finale të “play-off”-it mposhti Poloninë me rezultat 3-2.
Suedia paraqitjen e fundit në Kupën e Botës e bëri në vitin 2018 në kampionatin që u organizua në Rusi.
Pritjes 40-vjeçare i dha fund edhe Iraku duke arritur kualifikimin pas fitores së sotme 2 me 1 ndaj Bolivisë.