Altin Lala është rikthyer edhe një herë tjetër në Gjermani, te klubi i Hannover.
Këtë herë jo për të zbritur në fushë, ashtu siç fitoi zemrat e tifozëve dhe u kthye në legjendë, por për të reklamuar fanellën e re.
Hannover ka nxjerrë në treg fanellat e reja, të cilat janë në një njgyre ndryshe nga ç’jem mësuar t’i shohim. Uniformat e klubit gjerman s’janë të zeza këtë herë, por me ngjyrë të kuqe, por sigurisht që nuk janë zgjedhja e parë.
Ndërkohë që Lala është pjesë e këtij promomvimi. është vetë klubi i Hannover që ka postuar foton e ish-kapitenit të tyre dhe të Kombëtares shqiptare, teksa përbri shkruan: Legjendat në të kuqe.