Erman Toroglu, ish-lojtar turk i futbollit, dhe ish gjyqtar i FIFA-s , aktualisht komentator dhe kolumnist sportiv, ka kritikuar ashpër yllin e kombëtares turke, Kerem Akturkoglu, në mes të ndeshjes Kosovë – Turqi.
Sipas Toroglu, sulmuesi turk nuk duhej të prekë me dorë Kreshnik Hajrizin, pasi e goditi edhe me këmbë, gjest që shkaktoi irritim te ekipi i Kosovës dhe tifozët e saj.
“Edhe ashtu po luajmë me 10 veta, sepse Kerem nuk po luan lojën që duhet.
Po shohim një ndeshje të mirë, të dy palët tregojnë respekt për njëri-tjetrin, dhe ai shkon dhe e godet kundërshtarin me këmbë, pastaj i thotë çohu,” deklaroi fillimisht Toroglu.
Ai shtoi se gjesti i Akturkoglu motivoi kundërshtarët dhe tifozët e Kosovës dhe se nuk duhet të ndodhte.
“E gjithë skuadra e Kosovës u drejtua drejt nesh me arsye, po ashtu edhe tifozët.
Duhet të ketë kujdes, sepse ai vesh fanellën e kombëtares, jo të klubit të tij”, deklaroi Toroglu, duke ia kujtuar edhe rrahjet që ka përjetuar sulmuesi turk në të shkuarën nga bashkëlojtarët e tij.