Leao në dyshim te Milani për sfidën me Napolin, shqetëson edhe Pulisiç

- Bota Sot

Leao në dyshim te Milani për sfidën me Napolin, shqetëson edhe Pulisiç

Milani ka zhvilluar stërvitjen e parë në kuadër të sfidës kundër Napolit.

Trajneri Massimiliano Allegri ka rigjetur disa lojtarë të rëndësishëm, të cilët ishin të angazhuar me kombëtaret si, Mike Maignan, Fikayo Tomori dhe Rafael Leao.

Sulmuesi portugez kaloi gati një javë në vendin e tij, ku pati edhe një konsultë me një ekspert në lidhje me problemin me aduktorin. Për këtë shqetësim ai humbi ndeshjen e fundit të kampionatit.

Leao, pas akordit me klubin kuqezi, qëndroi në Portugali për rikuperimin dhe për të kaluar pak kohë me familjen. Milani nuk e ka ende të qartë, nëse lojtari do të jetë në dispozicion për ndeshjen në “Maradona”, sepse për momentin ai po stërvitet individualisht.

Sfida luhet të hënën dhe është thelbësore për klasifikimin.

Në një formë të mirë rikthehet te Milani mbrojtësi Pavloviç, që shënoi me Serbinë.

Për t’u vlerësuar është edhe gjendja e Pulisiç, i cili luajti në miqësoren ndaj Portugalisë, por nuk bindi. Forma fizike e amerikanit dhe e Laos janë ndoshta lajmi më i keq për trajnerin Allegri në këtë sprint final të sezonit.

Rikthehet Loftus Cheek, që është rikuperuar më shpejt dhe do të mbajë një maskë mbrojtëse. Tetë ndeshjet që do të luajë Milani deri në fund janë Napoli, Udinese, Verona, Juventus, Sassuolo, Atalanta, Genoa dhe Cagliari.



Read it all at Bota Sot