Arrestohen dy të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje në pronësi të armëve

- Gazeta e Prizrenit

Arrestohen dy të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje në pronësi të armëve

Zbulohet laborator droge në një shtëpi në Prizren, arrestohen dy persona 👇

Policia e Kosovës ka filluar kontrollimin e një shtëpie në Prizren, në të cilën dyshohej se ndodhej një laborator për kultivim të bimëve narkotike të llojit kanabis sativa.

Sipas njoftimit, lidhur me këtë rast është arrestuar një person, si dhe veprimet e mëtejme policore kanë vazhduar edhe me bastisjen e tri lokacioneve të tjera në Prizren, ku është prangosur edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar.

Gjatë bastisjes në lokacione janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: Pajisje të ndryshme të dedikuara për kultivim të bimëve narkotike si (llampa për ndriçim, aparat për ngrohje, klima, trafo të ndryshme të rrymës, gypa ventilimi, pajisje për matje të lagështisë, temperaturës, vegla pune, vazo, preparate kimike dhe pajisje tjera), transmeton Klankosova.

Një bimë narkotike kanabis sativa rreth 30 cm, një qese me sub.narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.19 gramë, gjethe, dyshohet të bimës kanabis sativa me peshë 53.84 gramë, dy qese plastike me sub.narkotike dyshohet kokainë me peshë 0.41 gramë, një aparat vakumi, qese plastike, armë zjarri (pistoletë) e çmontuar me dy fishekë, 27 fishekë kalibër i panjohur, një veturë, një automjet (furgon) me targa vendore.

Të dyshuarit po ashtu dyshohet se kishin shkatërruar rreth 300 bimë të llojit kanabis sativa të mbjella në laborator brenda shtëpisë, me gjatësi rreth 20-30 cm, të cilat dyshohet se janë djegur.

Policia e Kosovës bën të ditur se pas përfundimit të bastisjeve, procesimit të vendit të ngjarjes dhe sekuestrimit të dëshmive, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor ku edhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve përkatës.

Të njëjtit me vendim të prokurorit kompetent, janë ndaluar për 48 orë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit