Orges Shehi i fut të “dridhurat” Flamurtarit

- Bota Sot

Orges Shehi i fut të “dridhurat” Flamurtarit

Flamurtari dhe Tirana do të përballen këtë të premte, në kuadër të javës së 30-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vlorës, do të nisë prej orës 19:00.

Një plus për bardheblutë në këtë duel, është edhe trajneri Orges Shehi. Ky i fundit di mjaft mirë si të fitojë përballë Flamurtarit, pasi ka triumfuar 4 nga 5 herët që është përballur, duke u mposhtur vetëm në 1 rast.

Përsa i përket sezonit aktual, Tirana mban vendin e 9-të me 27 pikë, po aq sa Vora e vendit të 8-të. Në krahun tjetër vlonjatët me vetëm 24 pikë të grumbulluara, janë të fundit në tabelë.



Read it all at Bota Sot