Prishtina në Skenderaj

- Bota Sot

Prishtina në Skenderaj

Prishtina para sprovës së vështirë më kryetrajnerin e ri Alban Dragusha.

Drenica e Skenderajt para shikuesve të vet synon pikë të plota në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.

“Rikthehemi pas pushimit të kombëtareve për ndeshjen e xhiros së 27-të, të cilën do ta zhvillojmë të dielën në udhëtim ndaj Drenicës”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Ndeshja luhet të dielën në orën 15.00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. 

Prishtina e zë vendin e tretë me 41 pikë e Drenica të nëntin me 28 sosh.



Read it all at Bota Sot