Kombëtarja e Italisë u mposht nga Bosnja dhe Hercegovina në finalen e play-offit për Kupën e Botës 2026.
Trajneri Gennaro Gattuso nuk e mbajti premtimin e tij, pasi ishte i sigurt që do ta kualifikonte Italinë në Kupën e Botës, shkruan Indeksonline
Madje, legjenda italiane kishte dhënë një deklaratë të fortë.
“Nëse nuk kualifikohemi, do të jetoj larg Italisë.
Tashmë jetoj larg, sepse jam në Marbella të Spanjës, por do të shkoj edhe më larg. Jam i vetëdijshëm për pasojat”, ishte deklaruar Gattuso
Pikërisht Gattuso pritet të largohet nga Italia gjatë këtyre ditëve, pasi nuk i arriti objektivat.