E kishte provokuar Kosovën, por sot largohet nga pozita e selektorit!

- Bota Sot

E kishte provokuar Kosovën, por sot largohet nga pozita e selektorit!

Federata Rumune e Futbollit njoftoi zyrtarisht se Mircea Lucescu (80 vjeç) nuk është më selektor i Rumanisë në futboll.

"Mircea Lucescu e pranoi këtë sfidë dhe erdhi për të dhënë gjithçka për Rumaninë, duke treguar pasion dhe përkushtim të pakufishëm.

Përmes përpjekjeve të tij të palodhura dhe përkushtimit të treguar në çdo moment, ai demonstroi se çfarë do të thotë dashuria e vërtetë për ekipin kombëtar dhe për futbollin, duke fituar kështu respektin dhe mirënjohjen tonë, të të gjithë dashamirësve të futbollit.

Ne po presim Lucescu në një rol të ri, në muajt në vijim, në nivelin e FRF, në mënyrë që futbolli rumun të përfitojë nga të gjitha njohuritë që z. Lucescu ka grumbulluar në karrierën e tij, në mënyrë që të mund ti përgatisim trajnerët dhe lojtarët tanë edhe më mirë", transmetoi Razvan Burleanu, nëpërmjet faqes së internetit të FRF.

Vitin e kaluar provokoi Kosovën pas shoritit, duke thënë: "A do të luash deri në fund apo do të largoheni përsëri nga fusha?”.

“Il Luce" zbuloi se Foda i tha atij se do të donte që Rumania dhe Kosova të takoheshin në finalen e play-off-it për një vend në Kupën e Botës, dhe përgjigja e trajnerit tonë nuk vonoi shumë”.

“Foda më uroi fat dhe më tha se do të donte që ne të kualifikoheshim dhe të luanim në finale me të, me Kosovën.

Unë i thashë: ‘Shpresoj që kësaj radhe ju do të luani deri në fund!

A po planifikoni që të largoheni nga fusha sërish?

Ai nuk më tha asgjë”, kishte Lucescu.

Duhet theksuar se Kosova sa herë ka luajtur në rumunët në Bukuresht është provokuar rëndë nga tifozët e kësaj kombëtare dhe për atë ishe dënuar rëndë nga UEFA.



Read it all at Bota Sot