Kategoria e Parë do të luajë këtë fundjavë 6 ndeshje. Këto ndeshje janë të vlefshme për javën e 29-të të kampionatit, ndërsa kalendari është i ndarë në dy ditë.
5 ndeshje do të luhen ditën e shtunë.
Kështu, Pogradeci përballet me Kastriotit, Skënderbeu luan me Ilirinë, ndërsa Laçi pret në shtëpi Burrelin. Lushnja – Korabi dhe Kukësi – Apolonia janë dy ndeshjet e tjera të së shtunës.
Ndërkohë që ditën e diel do të luhet vetëm një ndeshje, ajo mes Luftëtarit dhe Besës. Këto sfida do të luhen të gjitha në orën 15:00, si ditën e shtunë ashtu dhe të dielën.
Java 29
Skënderbeu – Iliria 04.04.2026 15:00 Stadiumi “Skënderbeu”
KF Laçi – Burreli 04.04.2026 15:00 Stadiumi “Laçi”
Pogradeci – Kastrioti 04.04.2026 15:00 Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”
Lushnja – Korabi 04.04.2026 15:00 Stadiumi “Roza Haxhiu”
Kukësi – Apolonia 04.04.2026 15:00 Stadiumi “Kukës Arena”
AF Luftëtari – Besa 05.04.2026 15:00 Stadiumi “Gjirokastra”