Mërgim Vojvoda është i mërzitur, njëjtë si shokët e skuadrës, pasi e lëshuan mundësinë e kualifikimit në Botërorin 2026.
Megjithatë, përfaqësuesi kosovar po shikon përpara.
Mbrojtësi i krahut e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka motivuar shokët e Kombëtares së Kosovës.
Ai kërkon nga ta që ta ngritin kokën lartë dhe të shikojnë përpara, ndërsa e pranon se objektiv i përbashkët i tyre do të jetë kualifikimi në Euro 2028.
Më poshtë mund ta shihni postimin e futbollistit të Comos drejtuar shokëve të Kombëtares, të cilit ia përcolli një fotografi nga dhoma e zhveshjes e ekipit dardan.
“Aro, Kresh, Fidi, Amir, Dion, Ilir, Lumi, Albian, Floki, Leart, Vesel, Lindon, Valonzy, Flo, Elvis, Hoxha, Ermal, Albion, Mili, Vedo, Viski, Saipo, Baton, Fisi, Leon, Rroni, Edon, muli, kore..
Mos lejoni kurrë që dikush t’ju heqë qoftë edhe një grimcë dëshire për të bërë diçka të madhe për këtë vend.
Qajmë dhe qeshim së bashku, kjo Dhoma e Zhveshjes është uniteti ynë.
Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë. Shqiptari edhe besimtari kurrë nuk dorëzohet.
…Euro 28”, ka shkruar Vojvoda.