Llapi – Ferizaj, “ndeshje jetë a vdekje”! Prishtina e Re e ka trenin e fundit

- Bota Sot

Llapi – Ferizaj, “ndeshje jetë a vdekje”! Prishtina e Re e ka trenin e fundit

Prite me padurim java e 27-të e elitës së futbollit të Kosovës.

Skuadrat që pretendojnë titullin janë në sprova të mëdha, ndërsa ato të pjesës së fundit në siklet.

Llapi – Ferizaj, “ndeshje jetë a vdekje”! 

Llapi i duhen tre pikë për të ikë nga fundi i tabelës, ndërsa Ferizaj për të përforcuar vendin e shtatë apo të ngjitet edhe më lartë që të jetë më i qetë në vazhdim të garave.

Prishtina e Re e ka trenin e fundit, në rast nuk  fiton do të ketë vështirë për të menduar për të siguruar mbijetesën. Prishtina e Re ndeshet me Gjilanin.

Ferizaj është në vend të shtatë me 32 pikë, pasojnë Llapi me 29, Drenica 28 e Prishtina e Re ka 25 pikë.

E shtunë
Llapi - Ferizaj 
Ballkani - Dukagjini
Prishtina e Re - Gjilani
E diel 
Drita - Malisheva
Drenica - Prishtina

Ndeshjet fillojnë në orën 15.00



Read it all at Bota Sot