Trajneri i Schalkes, Miron Musliç ka reaguar për gjendjen e sulmuesit Edin Xheko, pas lëndimit të pësuar në finalen e play-offit ndaj Italisë.
Në deklaratën e tij, ai bëri të ditur se ende nuk ka një diagnozë të saktë për gjendjen e kapitenit, ndërsa konfirmoi mungesën e tij në ndeshjen e radhës.
“Nuk mund të jap ende një diagnozë.
Ai nuk do të jetë në dispozicion të dielën. Në muajt e fundit kemi kaluar shumë vështirësi – sepse besojmë te kolektivi.
Së bashku do ta mbulojmë mungesën e tij”, u shpreh Musliç.
Schalke ndeshjen e ardhshm e luan ndaj Karlsruherit, të dielen nga ora 13:30.