Enis Bardhi: Bëmë më të mirën tonë, por ndonjëherë gjërat nuk dalin

- Bota Sot

Enis Bardhi: Bëmë më të mirën tonë, por ndonjëherë gjërat nuk dalin

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut në futboll, Enis Bardhi, ka shkruar në rrjetet sociale pas dy ndeshjeve kundër Danimarkës dhe Republikës së Irlandës.

Kundër Danimarkës, ndeshja ishte për një vend në finalen e play-off-it, por Maqedonia u dorëzua në pjesën e dytë dhe humbi me rezultat të thellë 4:0.

Kjo nënkuptonte edhe fundin e ëndrrës së Maqedonisë për një vend në Kampionatin Botëror.

Më pas u ballafaquan në miqësore me Republikën e Irlandës, ku përfundoi pa gola.

"Bëmë më të mirën tonë, por ndonjëherë gjërat nuk dalin ashtu siç imagjinonim.

Faleminderit për mbështetjen tuaj, shihemi me suksese të reja. Përpara Maqedoni. Kokën lart", shkroi Bardhi në rrjetet sociale.



Read it all at Bota Sot