Mesfushori Brazilian, Ederson është shumë pranë një transferimi të madh në La Liga, pasi ka arritur marrëveshje personale me Atletico Madrid, raportojnë burime të afërta me gazetarin e njohur, Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, lojtari i Atalanta ka dhënë dritën jeshile për kalimin te gjiganti spanjoll dhe pritet që klubet të vazhdojnë negociatat për detajet e fundit të transferimit në javët në vijim.
Nëse marrëveshja finalizohet, Ederson do të bëhet përforcimi i dytë i madh që Atletico Madrid merr nga Atalanta brenda një viti, pas transferimit të sulmuesit Ademola Lookman.
Tani mbetet që klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët për tarifën e transferimit, ndërsa gjithçka tjetër duket në rrugën e duhur që Ederson të veshë fanellën e Atletico Madrid sezonin e ardhshëm.