Prizren: Gjendet i vdekur një person

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Gjendet i vdekur një person

Sot ( 02.04.2026) , rreth orës 07:25, Policia ka pranuar informacion se në rrugën “Enver Buqa”, në lagjen Arbana në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete nga një fqinjë, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Bëhet fjalë për një mashkull rreth 53-vjeçar (E.S.) i cili jetonte vetëm me nënën e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij në shtëpi. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në vijim kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve.

Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për egzaminim.

Lidhur me rastin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”./ Gazeta e Prizrenit.



Read it all at Gazeta e Prizrenit