Lojtari boshnjak mban premtimin, 300 mijë euro birra për tifozët e Shtutgartit

- Bota Sot

Lojtari boshnjak mban premtimin, 300 mijë euro birra për tifozët e Shtutgartit

Një premtim është një premtim.

Dhe nëse të kushton një pasuri, le të jetë kështu, sepse gëzimi i arritjes në Kupën e Botës me Bosnjën vlen shumë, shumë më tepër.

Në fillim të marsit, Ermedin Demiroviq premtoi se, nëse ekipi kombëtar boshnjak kualifikohej, ai do të blinte birrë për të gjithë tifozët e Stuttgartit, në ndeshjen e parë në kampionat pas kualifikueseve.

“Nëse kualifikohemi, ju betohem: Do të blej pije për të gjithë Shtutgartin. Pije me shpenzimet e mia për të gjithë tifozët.

Do të ishte çmenduri e plotë”, tha sulmuesi.

Dhe pasi mposhti Uellsin dhe më pas Italinë në atë natë magjike në Zenicë, ëndrra e Bosnjës për në Kupën e Botës u bë realitet, dhe pas ndeshjes, Demiroviq u pyet se si do të veprojë pas premtimit të tij të famshëm.

“Thashë se do ta bëja dhe jam njeri i fjalës. Do ta blej birra.

Ndoshta do të më kushtojë shtrenjtë, por është diçka që do ta bëj me gjithë zemër pas një arritjeje të tillë.

Shtutgart, pijet i kam unë!” përsëriti lojtari, i cili ka pasur një karrierë të mirë, duke luajtur për Leipzig, Alaves, Sochaux, Almeria, St. Gallen, Freiburg, Augsburg dhe, sigurisht, Stuttgart.

Duke folur për ndeshjen kundër Italisë, të fituar me penallti, Demiroviq padyshim nuk mundi ta përmbante gëzimin e tij për rezultatin. “Është surreale, jam pa fjalë dhe kam humbur zërin”, rrëfeu sulmuesi.

“Ne luajtëm shkëlqyeshëm dhe 100% e meritojmë të shkojmë në Kupën e Botës. Ajo që arritëm për vendin tonë ende nuk është kuptuar plotësisht”.



Read it all at Bota Sot