Camavinga në “radarë” të gjigantëve francez!
Sipas raporteve të mediave franceze, Paris Saint-Germain ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Real Madrid, Eduardo Camavinga.
Klubi francez e sheh 23-vjeçarin si përforcim ideal në mesfushë, përderisa madrilenët nuk përjashtojnë një largim të mundshëm, pasi po planifikojnë ndryshime në repartin e mesit të fushës.
E ardhmja e Camavingas mbetet e hapur, ndërsa PSG pritet të bëjë lëvizje konkrete në javët në vijim.