Legjenda e Chelseat, John Obi Mikel, ka kritikuar ashpër Enzo Fernandezin, pasi mesfushori argjentinas la të kuptohej për një transferim të mundshëm te Real Madridi.
Ish-lojtari i klubit londinez nuk i kurseu fjalët, duke vënë në dyshim aftësitë udhëheqëse të Fernandezit dhe përkushtimin e tij ndaj klubit, raporton Goal.com.
Fernandez iu bashkua Chelseat në dimrin e vitit 2023 për një shumë prej rreth 120 milionë eurosh.
Pakënaqësia u nxit nga deklaratat e bëra nga Fernandez pasi Chelsea u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Paris Saint-Germain.
Pas një humbjeje të rëndë me rezultatin total 8-2 në raundin e 16-tave, Fernandez i tha ESPN Argentina kur u pyet nëse do të luante për Chelsean sezonin e ardhshëm:
“Nuk e di. Tani për tani jam i përqendruar te klubi, kemi tetë ndeshje në Premier League dhe Kupën FA. Pas kësaj, Kupa e Botës, kështu që do ta shohim”, kishte deklaruar Fernandez.
Fituesi i Ligës së Kampionëve me Chelsean shprehu zemërimin e tij në podkastin e tij Obi One. Mikel, i cili kaloi 11 vite të suksesshme në Londrën perëndimore, ishte veçanërisht i zemëruar në momentin që kampioni i botës me Argjentinën bëri deklarata të tilla.
“Kjo nuk është cilësia e një udhëheqësi.
Nëse do të kishte udhëheqës të vërtetë në ekip që lojtarët i respektonin dhe admironin, ai nuk do të kishte bërë publike deklarata të tilla”, tha Mikel.