Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit njofton se verifikimi i njehsorëve elektrikë po vazhdon me intensitet të lartë pas themelimit të një komisioni ad hoc.
Pas kontrolleve laboratorike në Agjencia e Metrologjisë së Kosovës janë konstatuar disa parregullsi, por ato nuk kanë ndikuar në faturimin e konsumatorëve.