Të premten janë tri prej katër ndeshjeve të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Vëmendja do të jetë në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë ku luhet ndeshja mes Shqiponjës dhe Ferizajt.
Derbi i xhiros fillon në ora 19:00.
Shqiponja është e dyta me 22 pikë, por i duhet ende ta konfirmojë këtë pozitë.
Tri xhiro para fundit, Ferizaj është i treti me 20 pikë, ndërsa e ka një ndeshje më pak të luajtur se Shqiponja.
Kështu që ndeshja ka rëndësi të madhe dhe pritet të jetë e fortë.
Kastrioti – Istogu (18:00) dhe Samadrexha – Tereza (19:00) janë dy ndeshjet tjera të së premtes.
Xhiroja mbyllet me ndeshjen mes Ulpianës e Prishtinës, që zhvillohet të shtunën nga ora 15:00.
Lidere e klasifikimit është Samadrexha me 26 pikë.
Në Ligën e Parë të hendbollisteve po ashtu zhvillohet xhiroja e 16-të.
Të shtunën janë ndeshjet Jusuf Gërvalla – Trepça (15:00), KEK-u – Vëllaznimi (19:00) dhe Vjosa – CLICK (19:00).
Të dielën prej orës 18:00 është takimi Dukagjini – Vushtrria.