Bashkim Kajdomçaj: Krenar me Ty Vedat!

- Bota Sot

Bashkim Kajdomçaj: Krenar me Ty Vedat!

Pas ndeshjes me Turqinë në kuadër të finales së play-off-it për një vend në Kampionatin Botëror në futboll, Vedat Muriqi u fajësua nga disa në mënyrë të padrejtë për humbjen me rezultat 1:0 nga rivali.

Bashkim Kajdomçaj, veprimtar i shquar i futbollit i del në mbrojtje Muriqit.

“Krenar me Ty Vedat 

Disa individ pas përfundimit të ndeshjes: Kosovë -Turqi, ngritën dyshime e akuza ndaj kapitenit te Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi!

Të thuash gjëra të pabaza deri në linçim publik, është turp. Duhet përgjegjësi, për shpifje e denigrim të personalitetit në këtë rast.

Muriqi, si kapiten udhëhoqi anijen e Kosovës, drejt finales, ëndrrës për botëror... Suksesit më të madh të Kosovës që nga pranimi në UEFA e FIFA.

Tentimi për të hedh balt mbi figurën e kapitenit, dëmton jo vetëm imazhin e tij, por dhe të bashkëlojtarëve e gjithë dardanëve.

Kosova është krenare me djemt, që si Vedati shkruan historinë e  futbollit të Kosovës.

Kokën lart kapiten!”, ka shkruar Bashkim Kajdomçaj.



Read it all at Bota Sot